Saturday, December 27, 2025
BallinaSportTifozi hyri në fushë dhe sulmoi Ronaldon: Për pak e lëndoi, menjëherë...

Tifozi hyri në fushë dhe sulmoi Ronaldon: Për pak e lëndoi, menjëherë reagoi sigurimi

Skuadra portugeze e futbollit po udhëheqë ndaj Bosnjë-Hercegovinës me 5:0 pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 8-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Mirëpo, në qendër të vëmendjes ka qenë skena e pakëndshme që ka ndodhur në minutën e 39-të, kur një tifoz ka hyrë në fushë dhe për pak ka lënduar Cristiano Ronaldon, i cili deri në atë moment kishte shënuar dy gola, transmeton Ballkani.info.

Një tifoz ka dashur të bëjë një foto me portugezin, por me atë rast e ka goditur aksidentalisht dhe Ronaldo e ka kapur menjëherë këmbën.

Megjithatë, sigurimi ka reaguar menjëherë dhe e ka nxjerrë jashtë tifozin, ndërsa Ronaldo ka vazhduar ndeshjen.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT