NJË DITË PRES
Një ditë pres, ndoshta të takoj ty
por, rrezet e diellit s’di a do të jenë !?
vetëm me ëndje pres t’i shoh ata sy
sigurisht kaltërsinë e qiellit do të ken
Nga larg të ëndrroj si hyjni e bukur
lindur e rritur në një qytet përrallor…
s’di ku je tash apo ku je e strukur
por takimi mes nesh do jet hyjnor.
Një ditë kur do të takoj ty Trëndafile
kam frikë se aroma jote do më deh
sa me mall pres çastin e asaj dite
e prej mallit me hov zemra më rreh.
Ah,ai shikimi yt dhe ajo buzëqeshje
do më bëjnë të ndihem mirë me ty
ecim dytë me ëndrra e shpresa jete
një ditë do të takoj,do t’i shoh ata sy.