Stinët
Vjeshta erdhi t’í zë vendin Verës
Vera e nxehtë nuk lëshon pè
Dimri pret i fshehur pas derës
Stinët më vendi si nxe…
Trotuari ka më pak këmbësor
me hapa të ngadaltë , të lehtë
Të djersitur me xhaketa mbi dorë
sa e nxehtë kjo Vjeshtë, sa nxehtë…
Nuk e kuptoj këtë xhelozi
Ato janë tri motra e një vëlla
Mes stinëve kishte harmoni
Shkaku, njeriu, tjetër s’ka …
