Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritHyrije Jusufi-UNË BIJA E GURIT E BALTES

Hyrije Jusufi-UNË BIJA E GURIT E BALTES

Kur pjell mllefi nga uni i saj i strukur
pranverat janë të shumtuera
vijnē pa mirëseardhje
ngjyrat janë veç pa sy e fjalë
Uni ndrynë të gjitha
muzën e ndryshkur kohësh
e përdalë është ajo
pa mllefin e derdhur si farë e shtjerrur gruri
po bukën që nuk e pret
mallkim që më vret


Po pjellat e derdhura
dallëndyshet pa fole si do i bëjnë
pranverat e gjunjëzuara
të kurdisura si i donin vet
Bletë të harlisura
çmendur rrotullohen luleve shpirtit
nektari qiellin stërpik
pa diellin
mjaltë pelim do ketë atdheu
nuk dua të kacavyrem drunjësh
por të flë në djep


Nuk i kuptoj shkronjat dhe gjuhën e tyre
pse duan të përziejnë gjak
ngjyrë që nuk më përket
Unë bija e qytetërimit
e Teutës mëmë
e gurit e baltës
po e vajit që shkrumb saherë m‘bënë


Majat e goditura stinave e vakteve
mjekrrave e analfabetëve
unin tim që ma vrajnë
saherë ,, sokaqeve ,,
tokë e emër duan me nxënë ….


unë bi Teute jam
dje e sot
mos vdeksha në sy
pa ta thënë …

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT