Poezia as që mund të imagjinohet!
Poezia gjithmonë i referohet forcës jetësore, përballjes me jetën, më shumë të panjohura, i referohet magjisë shumë thellë brenda nesh, i referohet shpirtit tonë, i referohet Zotit të gjithësisë.
Poezia shkruhet, poezia është thellësia e botës tonë, në raste të caktuara poezia as që mund të imagjinohet!
Poezia të gjallëron, është takimi më i fuqishëm që na ofron, që na bashkon të gjithëve. Ne jemi poezi, nganjëherë jemi edhe iluzion i kësaj dhe i botës tjetër!
Brenda poezisë përherë jeton vetëdija për fuqinë, gëzimin, dashurinë, magjinë, njësimin me jetën që jemi ne!
Poezia është ngazëllim, është dashuri e thellë përtej parajsës, përtej tokës!
Poezia të shëron, të mban, të mbron, të ngushëllon, të plotëson, të gëzon, të hidhëron!
