Manchester United është eliminuar nga Champions League. Humbja minimale në “Old Traford” nga Bayern Munich përfundimisht ka shuar shpresat e skuadrës angleze për të garuar në kompeticionin kryesor të klubeve evropiane.
Gjithashtu në Champions League ka përfunduar rrugëtimin edhe Galatasaray. Skuadra turke është mposhtur nga Copenhagen, që bashkë me bavarezët kanë kaluar në rrethin tjetër.
Derisa pjesa e parë nuk ka prodhuar gola, ka qenë pjesa e dytë ajo ku Bayern ka realizuar golin e vetëm për ta mposhtur skuadrën e Erik ten Hag. Golin për skuadrën gjermane e ka shënuar Coman në minutën e shtatëdhjetë e një.
Në Kopenhagë vendasit kanë fituar 1-0.
Lerager (58′) e ka shënuar golin e vetëm në ndeshje.
Pas të gjitha ndeshjeve, Bayern Munich kryeson grupin me gjashtëmbëdhjetë pikë, në vendin e dytë është Copenhagen me tetë pikë, në vendin e tretë është Galatasaray me pesë pikë, ndërsa në vendin e fundit Manchester United me katër pikë.
MË POSHTË TË GJITHA NDESHJET E ZHVILLUARA GJATË DITËS SË SOTME:

