Sunday, August 3, 2025
BallinaSportNdeshja mes Kosovës dhe Izraelit ia ka prishur krejt planet Mallorcës.

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit ia ka prishur krejt planet Mallorcës.

Sulmuesi kosovar ishte lënduar në përballjen e muajit të kaluar të “Dardanëve” ndaj izraelitëve në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Më pas, stafi mjekësor i klubit spanjoll konstatoi se “Pirati” do të mungonte 4-6 javë.

Mirëpo, shërimi i tij nuk shkoi sipas planeve dhe parashikimeve.

Tash, mediumi spanjoll “okdiario” raporton se klubi i La Ligas nuk pret që futbollisti prizrenas të rikthehet para vitit 2024, përcjell “Gazeta Express”.

Fillimisht pritej që Muriqi do të ishte në dispozicion për ndeshjen e kësaj jave ndaj Almerias, por tërheqja muskulore i doli “dardhë me bisht”.

Lojtari do të mungojë sigurisht edhe në ndeshjen e fundit të vitit kundër Osasunas në Palma pasi lojtari kosovar nuk i është bashkuar ende ekipit në ushtrime.

Pra, Mallorca do ta presë ish-futbollistin e Rizesporit, Fenerbahçes e Lazios që nga fillimi i vitit të ri.

Më saktësisht, Muriqi mund të rikthehet në lojën e parë të vitit 2024 në “Santiago Bernabeu” kundër real Madridit, e paraparë të zhvillohet më 3 janar.

Deri tash, 29 vjeçari i ka humbur ndeshjet ndaj Atlético Madrid, Cádiz, Alavés e Sevillas.

Gjithashtu, nuk ishte as në lojën e Copa del Rey kundër Valle de Egüés, e s’do të jetë as ndaj Almerias dhe Osasunës.

Mallorca po e vuan mungesën e lojtarit kryesor, i cili ka qenë vendimtar në sezonet e fundit, e që trajneri Javier Aguirre s’mund të llogarisë në të në total prej shtatë ndeshjesh. /Gazeta Express/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT