Thursday, August 7, 2025
BallinaSportTahir Batatina takohet me Sylvinhon dhe Zabaletan, pozojnë së bashku krah për...

Tahir Batatina takohet me Sylvinhon dhe Zabaletan, pozojnë së bashku krah për krah

Trajneri i Llapit dhe kandidati i vetëshpallur për selektor të Kosovës, Tahir Batatina është takuar në Tiranë me trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinhon dhe ndihmësin e tij, Zabaletan.

Batatina është takuar me dyshen që shkruan historinë me Kombëtaren shqiptare është takuar në ambientet e FSHF-së, ku edhe po mbahet kursi i UEFA Pro Licence, shkruan lajmi.net.

“Timonieri” i Llapit ka pozuar krah për krah me dy trajnerët që udhëhoqën Shqipërinë drejt Kampionatit Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Pamjet i ka publikuar faqja zyrtare e klubit të Llapit në Facebook.

“Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit po vazhdon kursi i UEFA Pro Licence për trajnerë. Trajneri i ekipit tonë, Tahir Batatina po vazhdon të ndjek instensivisht ligjëratat e kursit dhe po ndan eksperiencën e tij edhe me dy arkitektët e kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024, selektorin Sylvinho dhe Pablo Zabaleta, asistenti i selektorit Sylvinho” – thuhet në postim.

Tahir Batatina ka shpallur kandidaturën e tij për selektor të Përfaqësueses së Kosovës, në kohën kur FFK-ja është në kërkim të një përzgjedhësi, pas largimit të Primoz Glihas.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT