Friday, August 8, 2025
BallinaSport16 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve

16 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve është përmbyllur me disa ndeshje interesante që u zhvilluan sot.
Ishte një tjetër fazë dramatike në grupe me një sërë emrash të mëdhenj që impresiononin, ndërsa të tjerët që nuk arritën as kualifikimin.

Tani vëmendja kthehet te faza e eliminimit, si dhe shorti për këtë fazë.

Shorti për 16-të skuadrat e mbetura do të hidhet të hënën, më 18 dhjetor.

Ai do të zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon të Zvicrës.

Në shortin e së hënës skuadrat do të ndahen në dy vazo, në të parën janë fituesit e grupit, derisa në vazon tjetër janë skuadrat që u renditën në vendin e dytë.
Cilat skuadra janë kualifikuar?
Bayern Munich (Fituesit e Grupit A)

Kopenhagen (Grupi A në vendin e dytë)

Arsenal (fituesit e Grupit B)

PSV (Grupi B në vendin e dytë)

Real Madrid (Fituesit e Grupit C)

Napoli (Grupi C në vendin e dytë)

Real Sociedad (fituesit e Grupit D)

Inter Milan (Grupi D në vendin e dytë)

Atletico Madrid (fituesit e Grupit E)

Lazio (Grupi E në vendin e dytë)

Borussia Dortmund (Fituesit e Grupit F)

Paris Saint-Germain (Grupi F në vendin e dytë)

Manchester City (fitues i Grupit G)

RB Leipzig (Grupi G në vendin e dytë)

Barcelona (Fituesit e Grupit H)

Porto (Grupi H në vendin e dytë)

Liga e Kampionëve do të bëjë pushim deri në shkurtë, kur rikthehet për fazën e eliminimit direkt. /Lajmi.net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT