Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritHalil Matoshi-Kur e rrujsha babën

Halil Matoshi-Kur e rrujsha babën

Kur e rrujsha babën

(Për të gjithë ata që u ka bâ vaki me i rrue baballarët)


Kur e rrujsha babën
m’ka ra me ia prek faqet
Si me prekë Spugne D’Acciaio
Ni produkt italian teli, për lamje enësh


Me u heq zhigun…
Hala e ndiej njat butësi p’ej babe
e ashpërsi burri
n’gishtnat e mi.


Sfungjer çeliku ishte baba!
E kur i vnojsha krem nga firma Nivea
E ia lmojsha faqet, ai qeshte
Si me xiglue ni thmi…


Vishej
E me duer drejtonte pjesët e lakueme trupit.
M’vijke me i britë: Gatitu vullnetar!


E thirrke Rrustem Korçën
dhe dilshin n’demonstrata!?
Me lypë liri e demokraci
Që regjimi serbian ja u pat zapue…


Dilke…
Mos me çue posht ni t’rrujtme!?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT