Monday, August 4, 2025
BallinaSportArsenal fiton dhe vendoset në krye, shton “presionin” ndaj Liverpool

Arsenal fiton dhe vendoset në krye, shton “presionin” ndaj Liverpool

Arsenal mori një fitore mjaftë të rëndësishme përballë Brighton, me rezultatin 2-0.

Një përballje aspak e lehtë kundër një kundërshtari i cili mund ti hapte shumë probleme, por në fushë nuk rezultoi kështu.

“Topçinjtë” dominuan përgjatë gjithë takimit, pavarësisht se pjesa e parë nuk dhuroj gola, gjithçka u vendos në të dytën.

Gabriel Jesus gjeti golin e parë në minutën e 53-të duke kaluar në avantazh vendasit, brighton u përpoq të gjente barazpeshën, por ekipi i De Zerbit po vuan listën e gjatë të dëmtimeve , faktor i cili u reflektua dhe në fushë.

Në mbyllje të takimit Havertz siguroi golin e fitores, duke rrëmbyer dhe tre pikët.

Një sukses i cili ka shumë peshë në renditje me Artetën dhe të tijët që rrëmbejnë kreun e Premier League në kuotën e 39 pikëve.

Gjithashtu kjo fitore vlen dhe për të shtuar presionin tek Liverpool, me “the reds” që do të presin Manchester United në shtëpi.

/5pyetjet.al

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT