Saturday, August 2, 2025
BallinaSportSuarez do të ribashkohet me Messin tek Inter Miami

Suarez do të ribashkohet me Messin tek Inter Miami

Luis Suarez do t’i bashkohet përfundimisht skuadrës së Inter Miami në MLS.

Gazetari italian, Fabrizio Romano e ka konsideruar punë të kryer kalimin e sulmuesit uruguaian tek Inter Miami, përcjell lajmi.net.

Luis Suarez do të nënshkruaj kontratë njëvjeçare me skuadrën e Inter Miamit, ka njoftuar gazetari italian.

“Luis Suarez në Inter Miami, gati për t’u vulosur- ja ku po shkojmë! Kontrata gati pas marrëveshjes verbale të arritur një muaj më parë – marrëveshje njëvjeçare për Suarezin. Marrëveshja do të përfshijë gjithashtu një opsion për sezonin e mëtejshëm. Messi dhe Suarez, sërish bashkë” – ka njoftuar Romano.

Suarez, 36-vjeçar së fundmi ishte pjesë e Gremios në Brazil ku u transferua nga Nacional si transferim i lirë.

Luis Suarez ka një karrierë të bujshme edhe në Evropë, duke luajtur në klube të mëdha si Liverpool, Barcelona e Atletico Madrid.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT