Friday, October 18, 2024
BallinaLajmeBabai dhe vëllai i Liridona Ademaj takojnë prokurorin: U informuam për...

Babai dhe vëllai i Liridona Ademaj takojnë prokurorin: U informuam për rastin, na e lehtësoi dhimbjen

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, që u vra në fund të nëntorit, ka publikuar një shkrim dhe një foto. Në shkrimin e vëllait të Liridonës, për të cilën vrasje janë arrestuar katër të dyshuar, përfshirë bashkëshortin e saj Naim Murseli, ka treguar se ka mbajtur një takim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Sipas Ademajt, ai dhe babai i tij janë informuar për rastin e vrasjës së Liridonës.

“Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufinjëve që lejon ligji.

Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.” – shkroi Leonardi.

Ndryshe, përveç Naim Murselit, për këtë vrasje dyshohen edhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, ndërsa është arrestuar edhe një tjetër për shitjen e armës me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT