Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritIrma Kurti sjell në shqip poetin kilian LUIS CRUZ - VILLALOBOS

Irma Kurti sjell në shqip poetin kilian LUIS CRUZ – VILLALOBOS

DEKLARATA PËR JETËN

Jeta është një melankoli e ngadaltë për çfarë na mungon
dhe për atë që nuk është më dhe s’do të kthehet kurrë.
Është një qetësi e vonuar që na puth sytë përpara
se të zgjohemi dhe përpara se të biem në gjumë.

Jeta rrethon të këqijat dhe të mirat tona
dhe si të ishte një shpërthim i papritur
vjen mes reve të pluhurit dhe na qëndron pranë
të na thotë se gjithçka do të kalojë, por asgjë s’kalon.

Jeta ecën mbi çelësat e pianos ose mbi
telat e një violinçeli.
Ajo na këndon një këngë baroke për t’na bërë
të besojmë se është e bukur, me nuanca plot.

Jeta ecën pranë nesh ose na bën me të vërtetë mirë
në pikën më të saktë, në shpirtin tonë.
Nuk na lejon të largohemi nga çfarë ka rëndësi
edhe pse zakonisht ne të humbur përfundojmë.

LUIS CRUZ VILLALOBOS, Kili
Përktheu nga anglishtja: IRMA KURTI

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT