Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritQazim Berisha -FLAS ME TY HERO /Prof. Selim Berisha/

Qazim Berisha -FLAS ME TY HERO /Prof. Selim Berisha/

Heret ia pate hapur gjoksin sufrinës të moteve hero
Mu në këtë vend i dole barbarit përballë
Iu the se pa kaluar mbi trupin tim
Te nxënësit e mi nuk mundeni me depërtua në klasë
Këta janë pëllumbat e mi të bardhë
Nuk lejoj të përgjaken derisa ta kam edhe qelizën e fundit në trupin tim krejt zjarr
Ti barbar nuk mund të kalosh
Pa e ndërruar zjarrin me zjarr
Sot bashkë me nxënësit tuaj të zemres
Po shndrisin emrat e juaj në lapidar
Dëshmi për brezat e ardhshëm
Të gjithë këta dëshmorë dhe martirë të kombit
Për liri të atdheut kanë rënë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT