Friday, October 18, 2024
BallinaSportBrighton fiton bindshëm nga Tottenham

Brighton fiton bindshëm nga Tottenham

Tottenham Hotspur është mposhtur bindshëm nga Brighton në ndeshjen e të enjtes në kuadër të xhiros së nëntëmbëdhjetë në Premier League. 

Rezultati përfundimtar i takimit të zhvilluar në “The American Express Community Stadium” ka qenë 4-2. 
Skuadra e drejtuar nga Roberto De Zerbi ka kaluar në epërsi qysh në minutën e njëmbëdhjetë me golin e Hinshelwood, ndërsa pjesën e parë e ka mbyllur me avantazh të dyfishtë pas golit të Pedro në minutën e njëzet e tretë. 
Brighton nuk është ndalur as në dyzet e pesë minutëshin e dytë.  Me golat e Estupinan (63′) dhe Pedro (76) ka ngritur numrin e golave në katër. 
Ndërkohë skuadra e drejtuar nga Ange Postecoglou ka shënuar dy gola me Veliz (81′) dhe Davies (86′). 
Në tabelën e kryesuar nga Liverpool, Tottenham gjendet në vendin e pestë, ndërsa Brighton gjendet në vendin e tetë. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT