Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritPiro Millona Minella-...."Festa, tepsia e bakllavasë dhe unë i "pangopuri"...."

Piro Millona Minella-….”Festa, tepsia e bakllavasë dhe unë i “pangopuri”….”

..Ishin ditët e fundit në mos gabohem viti 60-të. Banonim në Elbasan.

Mamaja si çdo amvisë shtëpie kishte rreth një muaj, që përgatitej për atë darke të Vitit të Ri.

ë gjitha i kishte blerë me kujdesin më të madh. I bënte shumë përgatitjet nënokja ime për festat.

Ishim familje jo e vogël për veç ne të familjes, unë me dy motrat, mamaja dhe babai kishim dhe gjysh Stefanin, babain e mamasë, që punonte si bahçevan në Elbasan.

Sidomos bakllavanë nënokja ime “e shkrinte”.

Nuk përtonte po e bënte fije, fije me mbi 80 fletë nuk ja kursente as gjalpin tërë aromë dhe arrat. Edhe karafila të thatë i fuste për aromë.

Furrën e Xhevat Kobures e kishim afër.

Kurse im bushi im ishte vërtet dhe pastiçier i mbaruar, “pandispanjën” e përgatiste të mrekullueshme.

Nuk harroj pjekjen e saj në stufë të mbuluar me gazetë që ta ruante nga nxehtësia e tepërt.

Unë isha më “çamarroku”. I haja shumë të ëmbëlat, sidomos me bakllavanë nuk ndjeja të ngopur..

Mamaja e sherbetosi dy dite më parë se të vinte Viti i Ri dhe unë fshehurazi bëja si bëja dhe “fësht” në dhomë ku ishte tepsia me bakllava, rrëmbeja një “nuskë” dhe dilja përsëri.

Nënokja ime kishte merak, që “nuskat” më të mira ishin për mysafirët. E vuri re që unë haja “nuskat” më të mira.

Më dha një “kopaçe”, sa edhe sot e mbaj mënd.

Po ku hiqja dorë unë “vërkollaku”, përsëri e “xhvasja” ndonjë copë.

Gjyshi im, Stefani e dëgjoi tërë këtë “sherr”, që bënte nënokja ime me mua dhe e tërhoqi mënjanë nënoken time dhe i kishte thënë:

-Toli, ai është “shejtan”, sa më shumë i thua mos ha, Ai atje e ka kokën. Prandaj jepi një tas përpara me bakllava dhe mbushja dhe me sherbet dhe thuaj ha më shumë sherbet. Fëmijë është gënjehet.

Nënokes time i pëlqeu mendimi i gjysh Stefanit.

Kështu bëri më uli në qilim në tokë vuri një rrobë që të mos bëja pis qilimin me shërbet më dha lugën e pirunin në dorë.

E kishte mbushur plot një tas me sherbet dhe disa “nuska” bakllava dhe më tha:

-Ha, mos u “fryfsh”, se më plase.

….Fillova unë si fëmijë të haja dhe arriti një moment, që u vela.

Kështu shpëtuan “nuskat” për miqtë. Unë aq shumë u velita sa nuk e hëngra bakllavanë për vite të tëra më pas nuk mund ta fusja në gojë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT