Sunday, December 22, 2024
BallinaNgjyra jetePritet fundi i botës?!/ Këto janë bunkerët që po ndërtohen në Amerikë...

Pritet fundi i botës?!/ Këto janë bunkerët që po ndërtohen në Amerikë nga pasanikët

Komuniteti më i madh i bunkerëve privatë në botë, ku një përqindëshi i më të pasurve ka në plan t’i mbijetojë fundit të botës, ndodhet në Dakotën e Jugut të SHBA-ve.

Qoftë ky fund nga lufta bërthamore, apo nga ndonjë mynxyrë tjetër si nëpër filmat me ‘zombie’ e lugetër, “Vivos Group” u jep mundësinë të pasurve që ta kenë mendjen të fjetur që tani.

Komuniteti më i madh i bunkerëve privatë në botë mban deri në 5000 njerëz, dhe mund të durojë shpërthime me fuqi 250-tonëshe.Prona, që mund të quhet Arka e Noas moderne, ka 575 bunkerë në total. U ndërtua për herë të parë në vitin 1942 si fortesë ushtarake që mbante lëndë shpërthyese dhe municione.“Vivos Group” e bleu pronën në vitin 2016 dhe nisi ta kthejë në komunitet privat bunkerësh. Sipas “Vivos Group”, bunkerët kanë hapësirë të bollshme për të ruajtur ushqime për një vit.Kjo kompani u ofron blerësve mundësinë të paguajnë edhe për mobilimin dhe montimin e teknologjive për një jetesë moderne, si ujë, drita, sistem ajrimi, gropë septike, depozitë karburanti, të gjitha për 22 mijë dollarë.

Çdo bunker mban deri në 10 veta, por ata me më shumë para mund ta kthejnë në mjedis luksi, për më pak veta. Vivos ka përgatitur edhe planimetri 3D se si mund të mobilohen, shkruan tch.Kompania ofron edhe staf që do të sigurojë mirëmbajtje e përkujdesje të tjera.Disa prej bunkerëve do të kthehen në shkolla, kisha, dyqane e klinika. Bunkerët jepen edhe me qira. Për kontrata 100-vjeçare e merrni me nga 1000 dollarë viti, përfshi mobilimin.

“Vivos Group” pranon para-porositje dhe shëtitje demonstrimi në të gjithë territorin e këtij komuniteti. Për disa njerëz, të qenit të sigurt e për ta bërë gjumin të qetë që tani, është diçka që nuk ka çmim.

“Vivos Group” e bleu pronën në vitin 2016 dhe nisi ta kthejë në komunitet privat bunkerësh. Sipas “Vivos Group”, bunkerët kanë hapësirë të bollshme për të ruajtur ushqime për një vit.Kjo kompani u ofron blerësve mundësinë të paguajnë edhe për mobilimin dhe montimin e teknologjive për një jetesë moderne, si ujë, drita, sistem ajrimi, gropë septike, depozitë karburanti, të gjitha për 22 mijë dollarë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Fitore Haklaj-ËNDËRR

Moti për sot