Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-LIBRAT E NDALUAR

Murtez Asllani-LIBRAT E NDALUAR

LIBRAT E NDALUAR

Disa libra dikur
ishin të ndaluar,
por ne nxitonim
për t’i siguruar.


“Lahutën e Malësisë”
për dy net e lexova
se shokët prisnin në radhë,
prandaj unë nxitova.


“Gjarpinjtë e gjakut”,
kur i kam lexuar
Ademin në burg
e kam kujtuar.


Shumë libra tjerë
ne patëm lexuar
edhe pse pushteti
ato i pat ndaluar.


Sot ka plot libra,
por lexuesit mungojnë
po përtojnë njerëzit
librat t’i lexojnë.


Interneti ua merr kohën
është si për çudi,
libra plot shtëpia
lexues s’ka asnjë.


Librat janë të çmuar
ju mos i nënçmoni,
gjërat më të bukura
aty mund t’i mësoni.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT