Friday, December 27, 2024
BallinaLajmeParashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar se në javën e fundit të shkurtit do të mbajë mot i butë, ndërsa të enjten dhe të premten ka mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat maksimale shkojnë edhe deri në 16C e 17C ditëve të para të javës, e më pas zbresin në 12C e 14C. Edhe minimalet mbesin të larta ndërmjet 4C e 8C. Në këto ditë do të fryjë më shumë erë jugore e juglindore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-12m/s, të enjten me hove deri në 15m/s.

26.02 – Butë dhe me erë. Më shumë vransira paradite, gjatë ditës intervale me diell.

27.02 – Mot i butë dhe intervale me diell fillimisht. Gjatë ditës shtim i vransirave.
28.02 – Mbetet butë, kryesisht me vransira dhe erë.

29.02 – Kryesisht me vransira dhe erë. Herë herë priten edhe reshje të dobëta shiu.

1.03 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

Shtypja atmosferike shënon rritje dhe luhatet përreth vlerave normale ditëve të ardhshme

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT