Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritLinda Fana-Nënë

Linda Fana-Nënë

Nënë

Në zemrën time , një flakë nuk shuhet ,
Një zjarr i pashtershem ,dashuria lind .
Si deti që perplaset më bregun e butë,
Aq thellë më prek zemra ime e çuditshme

Një këngë e ëmbël,një valë e lehtë,
Dëgjohen fjalt e tua si tinguj melodiozë.
Sytë e tu ,si yjet që ndriçojnë natën
Ngrohin shpirtin tim, më sjellin mrekulli .

Në çdo pulëbardhë që fluturon lirshëm,
Shoh simbolin e dashurisë sonë të perjetshëm.
Dashuria jonë është si pemë qe rriten bashkë,
Rrënjet e saj thellë, përjetë do qëndrojnë.

Ti je gjithqka për mua ,frymzimi im i pa fund,
Nënë dashuri ,shpirti im, zemra ime që prek.
Në këtë botë të madhe ,në rrugen time të gjatë
Ti je qielli im ,gëzimi im ,vetë jeta ime

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT