Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritIRMA KURTI - SI KA QENË BOTA?

IRMA KURTI – SI KA QENË BOTA?

Si ka qenë bota kur linda unë
kaq e egër, e pabesë, mizore,
njerëzit ishin indiferentë dhe
të ftohtë? I mbanin maskat si
sot, që virusin e hipokrizisë
mos ia ngjisnin të tjerëve dot?

Si ka qenë bota, kishte ligësi
nëpër shpirtra, buzëqeshje
false dhe kurthe pas shpine?
S’dua të të bëj shumë pyetje,
dhe të të lodh Nënë, dua veç
të di: “Si i përballoje sulmet,
të linin pagjumë, të lodhnin
shumë; a doje të mbylleshe
brenda një shpelle me çelës,
nga ku të mos dilje përsëri,
të mos takoheshe me njerëz?

Thuamë, e shtrenjta Nënë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT