ARIA
Aria ime e vogël, ti se njeh ende historinë,
udhëtim i panjohur, për ty, të vesh krenari
Aria ime e vogël, s’kupton dot, s’të vë faj,
çdo ditë gjyshja do ti shfletoj faqet e saj
Kur të shfletoj historinë, faqen e parë
Ti do të kesh mësuar gërmat në abetare
Aq e egër dhe po, aq e lavdishme,
Hynjishëm do ta ndjesh frymen shqiptare
Do të shohësh në sytë e mi lotë dhe krenari
Do ti numërojm së bashku shekujt me lavdi
S’do të mjaftojn gishtrinjët e tu të vegjël e të butë
ku këndohet sot kënga e Adem Jasharit aty ku u bë luftë
N’tokën ku kthimi i Skenderbeut vulosi historinë
Atje kemi gjysmen tonë më të bukur, vëllazërinë
Ti je e vogël Aria ime, s’dua ta prishë fëmijrin,
Është herët të tregoj për Luften, të rritë para kohe ta prishë lumturin
Fli Aria ime, fli, ëndrro e shijo fëmijrin
dhe kur të rritesh Aria bëhu e madhe
Mendo gjithëmonë për historin tonë
Përmes brezash si ti Aria ime, Atdheu ynë rronë
