Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-SYTË E YJVE

Gjelina Maçi Keci-SYTË E YJVE

SYTË E YJVE

Hëna buzëqeshte
e sytë e yjve ndrisnin,
dëshira frymonte;
në dritën e yllit të agut
rrugica mori ngjyrat
e Van Gogh-ut.


Në grimin e rrezeve të diellit
që derdheshin,
në krahët e gjërë shkëlqyes të agimit,
nga qielli im i dashurisë
erdhe me hapa të shpejtuar
të pranverës së lulëzuar pragut,
e bukurinë e tejskajshme të luleve të majit.


Më mbushe me aromën e zambakut të kuq mbretëror,
mallin tënd e vrave në zemër e arie këndoje;
në kulloshtër shpirti
lava dritën e syve të mi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT