Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa-PORTA E VJETER

Imer Hysa-PORTA E VJETER

PORTA E VJETER

Pas portës së braktisur
mbyllur me perde merimagash
jeta gjallon mes kujtimesh,
të ikurit
jetojnë parajsës
në lëndina yjesh.


Të gjallët
relike-kujtimet ruajnë
si driten e syve.


Portën hap lehtë,
kërcitje menteshash…
artikulim fjalësh … amanet….
të qara foshnjesh
që vijnë në jetë.


E hap përmallshëm portën e vjetër.
Pa çeljembylljen e saj
s’do çelelembyllja tjetër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT