Legjendarët bëjnë betimin
Stinë e ashpër robërie
Lum` e prroje kullojnë gjak.
Dredh mustakun, si ka hije
E merr fjalën Baba Plak.
Pa dëgjoni bij e bija,
Fjalët shembën si ortek.
Nuk durohet kështu robëria
Do të dalim t`i zëmë shtek.
Grushtin ngre Baba Shaban,
Ky burrë trim nga Drenica.
Tok, ju djem, t` bijve ua bën,
Po na thërret Azem Galica.
Serish foli Baba Plak
T` gjithëve bashkë u lypë Betimin:
“Do luftojmë do derdhim gjak
Për Atdhe e bëjmë flijimin”!
Kapën pushkë e kapën huta
Vënë gjerdanët me fishek.
Nuk e dinë se çka është tuta,
I nxënë pritat , kep me kep.
Adem Jashari si rrufeja
Ka zënë pritën mbi një strall.
Vret armiq , si vret rrufeja,
Një nga një i qëllon n` ballë.
Edhe Hamza n`at Kullë prej Guri
Gjuan dhe këndon , siç është adeti.
Bacë Shabanit i qeshë nuri,
Pushka e tij, porsi gjëmë deti.
Babë e bij legjendarë
Mbajnë Betimin, e mbajnë fjalën.
Gjaku i derdhur iu mbiu mbarë
Ata ranë, Lirinë na falën.
Në Prekaz në atë vend tshenjt
Sot përkulët gjithë shqiptaria.
Nga gurë stralli e tmermer
t
Thërret jehona : “Rroftë Liria”!