Interi e ka shënuar fitoren e radhës në Serie A, këtë herë duke mposhtur Bolognan në udhëtim.
Golin e vetëm për zikaltrit e shënoi Yann Bisseck, në minutën e 37’, pas një asistimi nga Alessandro Bastoni. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Interi e menaxhoi epërsinë prej një goli në pjesën e dytë dhe në fund i mori tre pikët e plota.
Interi vazhdon të jetë lider në Serie A, me 75 pikë të grumbulluara, pas 28 xhirove, teksa Bologna renditet në pozitën e katërt me 51 sosh. /Klankosova.tv.
