Wednesday, February 4, 2026
BallinaSportPSG-ja planifikon mega ofertë prej 200 milionë euro për adoleshentin e Barcelonës

PSG-ja planifikon mega ofertë prej 200 milionë euro për adoleshentin e Barcelonës

Paris Saint-Germain po planifikon një ofertë ambicioze prej 200 milionë euro për adoleshentin e Barcelonës, Lamine Yamal, teksa kërkojnë të zëvendësojnë Kylian Mbappen.

Barcelona thuhet se është në dijeni të interesimit të klubit francez për lojtarin e tyre dhe agjenti i tij Jorge Mendes së fundmi takoi presidentin e klubit Joan Laporta për ta informuar zyrtarisht për ofertën.

Pavarësisht krizës së tyre financiare, gjigantët në fuqi të La Ligës nuk kanë gjasa të ndajnë rrugët me të riun vetëm një vit pasi e promovuan atë në skuadrën e parë.

16-vjeçari ka shkëlqyer në këtë sezon, duke u paraqitur në 37 ndeshje në të gjitha garat dhe duke kontribuar me katër gola gjashtë asistime.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT