Një qytetar në Pejë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe djalit të tij.
Policia në raportin 24-orësh njofton se i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit, shkruan Reporteri.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave bashkëshortes dhe djalit të tij”, njofton Policia.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net/.