Tuesday, February 17, 2026
BallinaVitrina e libritNasia Xhemalaj -Iku dhe kjo ditë e shenjtëruar.

Nasia Xhemalaj -Iku dhe kjo ditë e shenjtëruar.

Iku dhe kjo ditë e shenjtëruar.

Iku dhe kjo ditë e shenjtëruar,
(dje doja të hapja një varr),
vetëm një e çmendur ka gënjyer veten,
varrmihëse e vetes është bërë duke qarë.


Më mirë që iku, se doja të vdisja,
të më mirrje me varkat që erdhe,
e të më mbysje më mirë me duart e tua,
se kujtimet e tua me ndjellin veç vdekje.


Dy sytë e tu dje s’mu ndanë,
në çdo dyqan me lule, në çdo stol lulishteve,
tek çiftet që putheshin, tek duart e bashkuara,
eh mall që çmënd, në çark më kishe.


Dy sytë e tu mu bënë si dy varka,
që hynë thellë në detin e zemrës time,
ngritën velat në ag’ e vozitën deri në mbrëmje,
e territ të natės si dy qirinjë u fikën.


Iku dhe kjo ditë e shenjtëruar,
(dje doja të hapja një varr) ,
por unë s’ngjajë me një të çmendur,
se è di kur vdes, s’ngjallesh prap.


Ndaj trishtimin e vura në djep,
dhe i këndova e i luajta muzikën e Vivaldit,
në majat e gishtave vallzova si një balerinë e vërtetë,
dhe piva deri vonë për të harruar sytë – varka.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT