Friday, March 14, 2025
BallinaSportMungoi me Anglinë në dy miqësore, Harry Kane rikthehet në stërvitje me...

Mungoi me Anglinë në dy miqësore, Harry Kane rikthehet në stërvitje me Bayernin

Ylli i Bayern Munichut, Harry Kane është rikthyer në stërvitje pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Darmstadtit javë më parë.

Kane, u desh që të largohej edhe nga grumbullimi me Kombëtaren e Anglisë dhe mungoi në dy ndeshjet miqësore që “Tre Luanët” i zhvilluan gjatë këtij muaji, shkruan Indeksonline

Ditë më parë sulmuesi anglez, bashkë me Mazraouin, Guerreiron dhe Comanin kanë mbajtur stërvitje individuale me trajnerin e fitnesit Holger Broich.

Por gjatë ditës së sotme Kane, është rikthyer në “Sabener Strasse” dhe duket që do jetë i gatshëm për ndeshjen klasike të së shtunës ndaj Borusssia Dortmundit

Kane, erdhi këtë verë nga Tottenham Hotspur dhe aktualisht është golashënuesi kryesor në Bundesliga me 31 gola.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT