Thursday, November 21, 2024
BallinaSportLuis Enrique: Gjithçka mbetet e hapur, mund të fitojmë në Barcelonë

Luis Enrique: Gjithçka mbetet e hapur, mund të fitojmë në Barcelonë

Paris Saint-Germaini u mposht në lojën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Barcelona në shtëpi mbrëmë, 2:3.

Kjo ishte një lojë speciale për trajnerin e parisienëve, Luis Enrique, i cili kishte luajtur dhe e kishte drejtuar si trajner gjigantin katalunas në të kaluarën.

Ai ndihet i zhgënjyer me humbjen, por është i bindur se Kylian Mbappe me shokë mund të fitojnë në Barcelonë në lojën e kthimit, shkruan “Gazeta Express”.

“Është e qartë se nuk mund të jesh i kënaqur kur humb. Por, mendoj se e bëmë një lojë të mirë kundër një kundërshtari të shkëlqyer. Na u komplikua jeta qysh në fillim, në atë pjesë të lojës nuk kemi luajtur mirë. Më pas shkuam 2:1, shtylla tek 2:2 dhe më pas 2:3 për ta…”, deklaroi fillimisht trajneri spanjoll për kanalin zyrtar të UEFA-s.

Loja është e hapur, do të shkojmë në Barcelonë me shumë dëshirë dhe ambicie, për ne do të jetë si një finale. Kam besim në skuadrën time, kemi aspekte pozitive për të provuar që ta përmbysim rezultatin. Duhet gjithmonë që të mundohemi ta japim maksimumin në ndeshje të këtij niveli, jemi në çerekfinale të Championsit, e dimë se mund të fitojmë dhe kjo është ajo që do të shkojmë atje për ta bërë”, vazhdoi Luis Enrique.

Dy gola të Raphinhas dhe një i Christensen ia siguruan fitoren e madhe Barcelonës, ndërsa golat e Dembele e Vitinha ishin të pamjaftueshme për parisienët në “Parkun e Princave.

Sidoqoftë, asgjë nuk ka mbaruar pasi na presin edhe 90 minuta të zjarrtë në lojën e kthimit mes këtyre dy gjigantëve. /Gazeta Express/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT