BallinaVitrina e libritAsja Mulgeci-JO PËRJETSISHT TA DISH

Asja Mulgeci-JO PËRJETSISHT TA DISH

Asaj rrugës bojgjak ku edhe jeta
merr jetë,
E hutuem humb mendsh,
njeriu shkretë,
Nëse ndihesh i pafuqishëm
me mbajt supesh ktë ndjenjë,
Friguem mos kalo asaj lulnaje
prej zotit dhurue …
Rueju o i bekuem ,lulat mos ja shkel
ktij kopshti,
Asaj pexheres t’dielltë
ku ezani thirret ethshëm nadjeve
,hic pa kndue
Mos tento me hap kanatat
nëse rrezet e saj, pa çil sytë mirë
t’verbojnë ….
Mos trokit portës saj
nëse zhurmë e rrahjeve s’të’mban
pezull si n’culahaj,
Mos e zgjo kot vrullin tem
fjoll dashnie
Se krahfluturave globit shetis,
Tetan thesareve t’bots
u theva drynat
Ma t’çmuemet pasuni,hiret e mija
duersh t’i kam vnue,
Druej boll për bes n’tanden vetdije ,
Mos ndoshta je qorrue?!…
Oh, a e ndien si po vloj dejesh
si lave
Bash si deti plas dallgët
bregut pa ndal
Njashtu tërbuem endesh
mbrenda vedit,
Plasaritun muret njasaj kullës së fildishtë,
Eh, kshtu tue ndjek hijen tande
Imazhin n’fikje…
Jo përjetësisht
Ta dish!!!!

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT