Saturday, September 21, 2024
BallinaVitrina e libritANGELA KOSTA SHQIPËRON VARGJET E POETIT HASSANE YARTI

ANGELA KOSTA SHQIPËRON VARGJET E POETIT HASSANE YARTI

Hassane Yarti është shkrimtar maroken por aktualisht banues në Barcelonë (Spanjë).

Hassane është President në:

•Shoqata Al-Nabras për Kulturë dhe Art dhe Themeluesi i Revistës Letrare “Barcelona Literary Magazine”

Ai është gjithashtu Anëtar në këto Shoqata:

  • Unioni i Shkrimtarëve Arabë
  • Unioni Elitar Arab për Poezi dhe Letërsi

Botimet e tij në Revista dhe Gazeta:

  • Al-Kalima (Londër)
  • Revista letrare Tanger (Marok)
  • Al-Diwan (Egjipt)
  • Awraq Thaqafiyya (Marok)
  • Al-Ittihad Al-Ichtiraki (Marok)
  • Risalat Al-Ummah (Marok)
  • Bayan Al-Yawm (Marok)
  • Al-Alam Al-Thaqafi (Marok)
  • Al-Shamal (Marok)
  • Al-Manara (Irak)
  • Al-Ta’akhi (Irak)
  • Al-Rai (Kuvajt)
  • Tishreen (Siri), etjer…

Librat e tij të publikuara janë:

  • “Rrathët e zbrazëtisë” botuar nga Shtëpia Botuese Al-Halabi (2024)
  • “Kufiyya” botuar nga Shtëpia Botuese Al – Sarah (2024)
  • “Perspektivat e kalimit” botuar nga Al-Isra Publishing and Distribution (2024)
  • “Tregime të shkurtra krijuese” botuar nga Ansar for Culture (2013)
  • “Rinia krijuese” botuar me gjuhëtarë dhe krijues marokenë të tjerë (2012)
  • “Poezi kundër mizorisë” – bashkëautor në antologjinë ndërkombëtare të botuar nga Universiteti i Letrarëve në Marok (2024)

Veprat e tij në publikim e sipër:

  • “Në kurrizin e Griffenit” (Roman)
  • “Nuk ka më vend” (Prozë)
  • “Ëndrrat bëhen realitet” (bashkëautor)
  • “Yarties” (Poezi)
  • “Çmenduria e drejtësisë” (Prozë)

Disa nga veprat e tij janë përkthyer në gjuhët: anglisht, spanjisht, frëngjisht, italisht dhe shqip.

DËBIMI IM

O lulja ime e jaseminit,
O aromë dashurie dhe rinie,
Kam vendosur të largohem
Nga korridoret e mundimit…

Nga Dëbimi
Ku veshjet shqyhen
Nëpër shtigjet e saj.

Nga ky pikëllim në kraharorin tim
Në pritje të agimit
Nga errësira e natës
E mbuluar nga mjegulla
Dhe nga uji i një lumi
Pa dashur ta pranoj
hidhërimin e poshtërimit.

Nga rënkimi i një djali
Duke kërkuar përqafimin e rikthimit
Nga një e qeshur kotësie
Që fsheh shenjat e zymtësisë së dëbimit.

Nga vargjet e dëshirës së zjarrtë
që me rimat e tyre
Rrëmbejnë ftohtësinë e fjalimit.

Dhe nga këmbëngulja
Orët gdhenden përgjithmonë
Në përvuajtje
Nga shpresat e përhumbura
Në shtigjet e shpresës dhe përçmimit
E nga rrënojat që i afrohemi
Për të kuptuar të vërtetën:
Iluzionin e një mirazhi.

Si mund të më ndihmojë mërgimi im
Me vargje udhëzuese dhe korrektësie?
Pa nuhatur aromën tënde

O lulja ime e jaseminit!

Sepse ne kemi lindur nga barku i dhimbjeve
Dhe dera ende nuk na është mbyllur
Sa do të dëshiroja një trajtë tjetër kohe
Me ty shoqe e udhëve të mia
Me ëmbëlsinë, qetësinë dhe himnet e një poeti
Dhe një skenë mahnitëse.

Përktheu Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, promovuese

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT