Podujeva sot nuk ka gjetur qetësinë, pas plagosjes së katër personave në Lupç të kësaj komune, në orët e pasdites dyshohet se si rrjedhojë e një përleshjeje që ka ndodhur në Batllavë të Podujevës, dyshohet se një person është therrur me thikë.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të policisë së Kosovës, dhe siç ka arritur të mësoj Raporto24 tre persona janë të arrestuar, të cilët janë të përfshirë në këtë përleshje.
