Saturday, March 28, 2026
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala -PËR TY

Kumrie Avdyl Shala -PËR TY

PËR TY

Po mundohem ta rikthej mëngjesin
N’çdo cep të dhomës ku kam fjetë
Aromën e dashurisë dua ta nuhas vertetë.
Do ta hjek Arushin e ty të të kemë për jetë.

Ti, në poret e lëkurës, ngjallë çdo qelizë,
E ai zë kumbues,
Mëngjeseve sikur më thrret,
-Zgjohu gjumashja ime,
Puna po të pret.

S’mundëm më ta fsheh
Hapur do ta shpreh:
-Të dua shpirti im,
Le ta kuptojë bota,
Të gjithë le ta dinë
Se zemra ime për ty rreh,
Është mbushur plot gëzim.

Sa e përmbushur jam me ty,
E zhgenjyer nuk do jemi
As unë, e as ti.
Interese, mes nesh, s’do të ketë
Vetëm dashuri do të fali ditë e netë.

I kujtoj fjalët që mi thoje shpesh:
Të kam shpirt, zemër, të kam jetë.
Trupi më rrënçethet
N´kulmin e dashurisë vërtetë.

S´e fsheh djenjën që kam për ty,
T’betohem në zot
T´betohem në këta sy.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT