Mirditë
Mirditë, ti vigane qëndrove ndër male
Kala e pa epur, s’të mposhti varfëria
Bukën ndoshta pate të pakët në magje
Po nuk u përule, s’të mposhti robëria
Lulet nëpër fusha spërkatur me vesë
Zanat rendin lugjeve u japin hijeshi
Kur rrezja e diellit bie në mëngjes
Pëshpërin krojeve flladi plot magji
Njëri sy shqiponjë tjetri sy mbi thep
Djemtë si viganë ndër luftra duhi
Kala të pamposhtura kullat përmbi kep
Shqiponja në flamurë valvitet në liri.