Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetes Meri Kusi

Cikël poetik me vargjet e poetes Meri Kusi

Shqipetari kohen e braktis!

Kemi lindur ne kete vend.
Qe amanet na e kane lene te paret.
Ku flitet gjuha e bukur shqipe.
Plot me ngjyra dhe qelibare..!

Ky vend i bekuar nga perendia.
Ka pare shume furtuna.
Eh’ sa shekuj e luftra mban mbi shpine ngarkuar.
Por kurre nuk e kane: gjunjezuar..!

Shqipetari kohen e braktis.
Fluturon bashke me eren.
Dhe pse zemren e ka te lodhur.
Nuk lejon t’i nderrohen: stinet..!

Eshte me i ditur se natyra.
Nuk rron vetem me kujtime.
Nuk fshihet’ nuk friket si hijet.
Historine e shkruan dhe ne qiell..!

Sa keqardhje per kete vend te mrekullueshem.
Per kete popull paqe dashes.
Jeta eshte bere e veshtire.
Ne dore e kane marre.
Oligarket..!

Kujtojne se po na hedhin hi syve.
Po na hapin plage te frikshme.
Por e zeza nuk behet e bardhe.
S’besojme perralla me princer..!

Lastaret qe po rriten cdo dite.
Do te kthejne driten e diellit.

E pameshirshme do te jete forca e keti populli me shpirt te vrare.

Nuk kane lindur akoma ata burra.
Qe te gjunjezojne.
Krenarine e shqipetareve..!

E mira dhe e embla ( MERI).

Mos qaj per dhimbjet e jetes.
Do te kalojne’ persa kohe.
Zoti te shikon..
Do t’i fshije dhimbjet e shqetesimet.
Dhe pse vitet’ kalojne..!

Gezohu lindjes se diellit.
Shikoi rete kur puthin’ trendafilat qe celin.

Lere trishtimin merr zemer.
Largo erresiren e renkimin..!

Zoti eshte afer teje e te degjon.
Do t’i largoje dhimbjet e pikellimet..

Leshoi flatrat e fluturo.
Buzeqeshi shpreses’ enderrave me vargjet e tua.
Te kaplojne kete bote te trazuar..!

Pse ke frike? Mendo mire.
Mos u dorezo kurre.
Besoi zemres’ penes e mendjes tende.
Ti je gjithe kurajo e enderrime..!

Meshira nuk eshte per ty.
Vazhdo perpara e sigurt.
Zemra jote eshte: plot miresi.
Buzeqesh’ je njeri me vlera..!

Hapi flatrat e fluturo.
Kalo dete e oqeane.
Mos thuaj kurre: nuk mund..

Ti je njeri qe shkruan me sy ne heshtje.
Mes dhimbjeve’ goditjeve e lendimeve e loteve te pafajshem..

Vazhdo e shkruaj poezi.
E mira dhe e embla.
MERI..!

Kenga e mallit!

Muzg.
Dielli po largohet tej horizontit te perflakur.
Rrezet i mban te mbledhura.
Ne gruahtin e tij.
Akoma te pervelojne ne heshtje.
Si prushi i mangallit..!

Qendroj ulur buze lumit te Shkumbinit
Valet me ledhatojne ngadale.
Qe te largojne nga shpirti im.
Dimrin e acarte..!

Si nje sirene fillova te kendoj: nje kenge malli.
Per njerez te lumtur’ ku zemra jeton ne dy trupa.
Njera jeton tjetra ka munguar..!

Eh’ kenga ime e mallit.
Sa shume rendoka ne gji.
Ku humben valle’: vullkanet e dashurise?!

Zemra e plagosur sheh: Malin e Krastes.
Hena me degjon e renkon..

Valet puthin lehte : brinjet e mia.
Puhiza e eres melodine e kenges.
Larg e con..!

Muzgu po bie ne heshtje.
Valet shkojne pas rrjedhes se lumit.
Une qendroj e pres fatin.
Me zemer te plagosur.
Duke kenduar kengen e vajit..!

Je: loti i qerpikut.

C’do dite me thua: me lot ne sy.
Jetoj per ty: zemra ime.
Me dhemb shpirti: kur te degjoj.
Klithma jote: si vaji i kanarines se plagosur..!

Me zgjat duart e me thua: me merr ne krahet e tua.
Te tregoj: dhimbjen ne zemer.
Kam lindur: te ‘te dua..
Do te jem: gjurma jote e perjetshme..!

Dhe une te them: te dua si i verber.
Ti ke: gjithe ngjyrat e stines.
Jam i lumtur: kur te shoh.
Drejt teje nis: fluturimin..!

Ti je bota: e zemres time.
Je aroma: qe shperndan era.
Dhe pse je larg: si drita e yjeve.
Je: pranvera e heshtur.
E zemres time..!

Do t’a s fidoj moshen e kohen.
Do te flak tej: perendimin e diellit.
Je: fryma e shpirtit tim
Bisku me i bukur: i trendafilit..!

C ‘do moment te kam: ne mend.
Me dhemb: zemra’ kur kujtoj.
Fytyren: tende..

Nuk e dua: lumturine.
Qe afron: parajsa.
E kam te veshtire: te jetoj.
Pa ty..!

Je: brinja e trupit tim
Je: loti i qerpikut.
Nuk dua: t’i shoh.
Syte e perlotur.
Kanarina ime e plagosur..!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT