Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-ÇUPA E ZELLSHME

Murtez Asllani-ÇUPA E ZELLSHME

ÇUPA E ZELLSHME

Një çupë e zellshme
me flokët si ar,
në shkollë shkon e gëzuar
dhe është n’klasë të parë.

I ka mësuar shkronjat
lexon për mrekulli
të gjitha shoqet
ia kanë lakmi.

Zgjohet herët
n’shkollë për të shkuar,
mësuesen dhe shoqet
për t’i takuar.

Në klasë është aktive
mësuesen e respekton,
me shumë kujdes
këshillat i pranon.

Mësuesja krenohet
me nxënësit e mirë,
për ta kujdeset
punon me dëshirë.

Shoqet e shokët e klasës
janë shumë krenarë,
që me mësuesen e vyeshme
përfundojnë klasën e parë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT