DITË PRANVERE
ditë pranvere, binte shi
kullonte ndjeshëm
mbi qelqe
e mbi çati
dy buzëprushur
e shuanin etjen plot hijeshi
në sytë e tyre çelte pranvera
plot gjallëri
dy të moshuar
ndaluan ecjen, i shikonin me ëndje
Për çudi
Nuk e ndjenin se binte shi
U qullën këmbë e kokë
eh…!
sikur edhe një herë të ishim të ri!
