Saturday, June 28, 2025
BallinaLajmeKurti nuk tha asgjë të re: Blloku B2 kishte rënë e ishte...

Kurti nuk tha asgjë të re: Blloku B2 kishte rënë e ishte rikthyer vazhdimisht ndër vite

Mjafton një kërkim me rastet kur Blloku B2 i Termocentralit ‘’Kosova B’’ ka rënë, dhe rezultatet sjellin raste të tilla që nga viti 2007.


Sot kryeministri i vendit Albin Kurti, ndau kohë të veçantë e postim të veçantë për rikthimin në funksion të bllokut B2, por kjo si duket nuk del të jetë dicka e re pasi Kosova vazhdimisht duket të ketë pasur problem me këtë bllok.

Në një artikull të vitit 2007, 5 mars, thuhet se disa rrjedhje në kazan shkaktuan daljen nga funksioni të këtij blloku dhe si pasojë kishte reduktime të rrymës.

‘’Rënia nga sistemi i këtij blloku të termocentralit “Kosova B” është bërë edhe pas punës tetorëshe që kanë bërë punëtorët e TC KB në evitimin e problemeve teknike në këtë bllok. Zyrtarë për informim të Korporatës Energjetike të Kosovës, ndërkohë, kanë thënë se blloku do të vihet në funksion deri të hënën në orën tetë të mbrëmjes’’, thuhet ndër të tjera në këtë artikull para 15 vitesh.

E njëjsoj ndodhi edhe në 2016, kur KESCO informoi se në mesnatë kishte dalë nga sistemi blloku B2.

“KESCO ka reaguar menjëherë dhe ka siguruar sasinë që e mbulon deficitin ndërmjet konsumit dhe prodhimit. Por, kjo sasi e energjisë elektrike do të mund të jetë në dispozicion të konsumatorëve më vonë gjatë ditës duke u bazuar në kapacitetet transmetive ndërkombëtare në dispozicion”, thuhej në reagimin e KESCO.

E në bazë të kësaj del se postimi i Kurtit nuk sjell asgjë të re. Këtë e tha edhe kryetari i AAK’së, ku përmes një postimi në Facebook shkroi se ky nuk është lajm i ditës. Lajm sipas tij do ishte ‘’nuk shtrenjtohet energjia elektrike’’.

Kujtojmë se ditëve të fundit është diskutuar në Kuvend shtrenjtimi i energjisë elektrike. Kurti kishte ofruar këtë opsion për qytetarët ose reduktimet e rrymës.

Nga opozita është kritikuar ashpër miratimi i këtij propozimi, duke thënë se xhepi i qytetarëve nuk do mund ta përballonte këtë shtrenjtim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT