Thursday, September 19, 2024
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-FEMËR

Brixhilda Dede-FEMËR

Lindur prej shtëllunga të bardha resh.
Lot perëndie, forcë egjeu.
Rrugë qumështi ku dhimja në përhumbje përhundet.
Thikë që tradhëtinë godet, deri eshtër.
Bija e diellit!!
SHIJËT
Ti, diçka e shndrritshme si Zotat.
Diçka e ethshme si frika e ndarjes.
Diçka përtej gjithçkaje të paimagjinueshme.
Fund, me shije majhoshe.
LOTI
Me shtija të arta enda të dashurisë pëlhurë.
Në qiell të kaltër, të lirë.
Aty ku nga hiçi lindi pabesia sjellë në shpirt furtunë.
Meteor i humbur mbeta mes një gjithësi galaktikë.
Loti, s’ rreshti rënë mbi tokë.
Herë ngurtësuar, bërë ortek.
Herë, vesë e hollë mbi mështeknë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT