Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala -A JAM MËKATARE QË TË DESHTA

Kumrie Avdyl Shala -A JAM MËKATARE QË TË DESHTA

Kur do t’kujtohesh që ta falësh veten
Falem edhe mua që të deshta
Pa t’i njohur mëkatët!

Shumë netë më lë pa gjumë
E ëndrrat përziheshin me realitetin
Vetëm Romeu e Zhyljeta dhanë jetën për njeri-tjetrin
Se unë nuk jetoj mbi gënjeshtra

Jetoj ralitetshem

Edhe nëse e fundit mbetëm s’ka dert
Ti… të vërtetën e hudhe pa mëshirë
Se, hëna e plotë ta trubulloj kokën
Eh, sa mekatar qe je?!

Pse nuk e vlerëson të vërtetën?
Por e hudh si pemë të kalbur

Nuk dua të jem pranë teje
Atëherë kur ti bindesh për mëkatet tuaja
As atëherë kur hëna të lëshon nga ankthi
Dhe fillon të bëhesh njeri me nam

Bëre shumë mekate
E kokën nuk e ktheve prapa
Por i lë pas vetes pa mëshirë

Falem
Se, edhe unë mekatare u bëra
Që të deshta!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT