Nëpër botë gjithkund shkova
Si Shqipninë askund nuk pashë
Me bjeshkë të bukura u dashurova
Veri- jug mrekulli bregdetit i rashë.
Me dritë në zemër nga Tirana
Mirë se erdhe me diell m’tha Vlora
Cep më cep në Shkup me zana
Në Çameri me mall shkova.
Nadje e mirë me tha Shkoder lokja
Gjithe kenaqesi shkova në Ulqin
Me Kosovën fort u krenova
Më hapi krahët bija Prishtinë .
I shetita gjithë keto vise margaritar
Hana e dilli ndrisnin më shumë
E ma ne fund shkova mërgimtar
Ku malli më vërshon shpirtit lumë .
Sa shumë dua të rri në këtë vend
Të shijoj keto troje mbush mirësi
Gjithë djemtë e vajzat do thërras në kuvend
Që Shqipëria të ketë nga mot rini.