Tuesday, September 2, 2025
BallinaVitrina e libritEnver Sahiti-Sa kam mall

Enver Sahiti-Sa kam mall

Kam mall të të shkelë me këmbën time,
me këtë shputë lëkurë trashë
që ësht berë nga e ecura zbathur
mbi ty rrugicë e lagjës sime,


E të përshkoj ato fusha,
ato djerrina të mbetura shterpë
Ku as këmbë ogiqi me këmbanë me nuk të shkelë,
As lojra fëmish
e as bagëti më aty nuk mbet.


Ju lendina e mrize të mbetura bosh
Ku as blegërima më nuk dëgjohet
Mbetet te vetmuara
e vetëm erë malli ju pershkon andej pari.


Lumin e mbuluan barishte
Se më nuk e kalon kush,
Luadhet me atë barë
që ushqente kopenë bariu
më ashtu nuk janë.


Më nuk je si më parë
e as femijë me nuk lodrojnë
mbi ate tapet bukurie
Aty ku më s’bashku s’këndojnë.


Iken e u tretën
humbën torruan
Ia mësynë metropoleve
Atje ku as kohë për mall të shuajn nuk kanë.


E mu keshtu bosh ju lam
o bukuri te venitura
ku me ju e në ju u rritëm
E u bëmë burra
e në fund pas shpine ju lam.


U tretëm nepër botë
Për jetë më të mirë
E të lam të vetmuar
ty o vendlindje
e me vaj po të shkruaj
e me shumë mall të kujtoj.


Por nje gje e di
se aty një ditë do vi,
do vi por sy mbyllur
me një pikë loti mbi faqe për ty
Nga malli qe kaherë nuk isha te ti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT