Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeMbi 2 mijë raste të reja në ditë: Sa pacientë janë të...

Mbi 2 mijë raste të reja në ditë: Sa pacientë janë të shtrirë në spitalet e Kosovës me COVID-19

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës në trajtim janë 117 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 36 të tjerë post-COVID-19.


Me oksigjeno-terapi janë 82 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 51 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-COVID

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë

Spitali i Pejës, 8 pacientë

Spitali i Gjakovës, 15 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 9 pacientë

Spitali i Ferizajt, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë.

Aktualisht në vend janë 19 mijë e 519 raste aktive me COVID-19. Prishtina vazhdon të prijë me numrin shumë të lartë të rasteve aktive me COVID-19. Vetëm në këtë komunë janë 7 mijë e 426 raste aktive me COVID-19, ndërsa 1 mijë e 576 raste janë në Komunën e Mitrovicës, 1 mijë e 481 në Pejë, e 1 mijë e 30 në Fushë Kosovë. Janë dhe komuna të tjera që kanë raste aktive me COVID-19.

Ndërkohë që në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për dy raste të vdekjes dhe 2 mijë e 243 raste të reja pozitive me COVID-19

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT