Bye-Bye “Kimye” dhe përshëndetje “JuliYe”.
Julia Fox mori përsipër t’i jepte asaj dhe Kanye West një emër cifti Gjërat po bëhen serioze mes të dyve.
Reperi 44-vjeçar dhe aktorja 31-vjeçare mbërritën së bashku në sfilatën e modës Schiaparelli në Paris, Francë, gjatë Javës së Modës në Paris të hënën.
West e mbuloi plotësisht fytyrën me një maskë të zezë, i veshur me një xhaketë lëkure, pantallona dhe çizmet e zeza Red Wing, të cilat i ka preferuar gjatë paraqitjeve të tij të fundit. Ndërkohë, Fox ishte në lëkurë të zezë nga koka te këmbët, me aksesorë me vathë të mëdhenj ari dhe rimel të zi dramatik.