Mëngjesin e sotëm është arrestuar luftëtari i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës Fadil Fazliu. Lajmin e ka konfirmuar djali i tij , Fadili.
Sipas tij, arrestimi ka ndodhur sot në orën 08:00 në mëngjes.
Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë! Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babain tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë. Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!
Krenar me ty Bablok!”, ka shkruar ai.