Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur se është restauruar së fundi.
“Përmes projektit për revitalizimin e qytetit të vjetër të Janjevës, shtëpitë po restaurohen dhe po u ruhen karakteristikat, ndërsa me funksionalizimin e tyre mund të shndërrohen në bujtina për vizitorë, punëtori artizanale, të përdoren si shtëpi banimi apo hapësira për aktivitete kulturore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ministria shton se me natyrën e mrekullueshme dhe pasurinë kulturore që ka, ky vend do të shndërrohet në atraksion turistik të Kosovës