Tuesday, February 4, 2025
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-Qëndro në të tashmen

Rudina Muharremi Beja-Qëndro në të tashmen

Të mërzitur, me vrap nxitojmë të rritemi,
Të punojmë, normal, me maska e marrëzi.
Më pas të rraskapitur, shfryjmë një të fortë dhimbje
-“Ah sikur të ktheheshim, edhe njëherë fëmi”.

Ditët, vitet, zhgënjyer humbasim,
shëndetin, miqtë, të bëjmë dy para
Të ardhmen mendojme gjithnjë të shqetësuar
E shpirti çdo ditë, më tepër fukara…

Të tashmen tërësisht, harrojmë të jetojmë
Çudi, kjo ndodh shpesh, fare pa menduar.
Jetojmë, sikur kurrë, nuk kemi për të vdekur
Dhe vdesim të vetëdijshëm se kurrë s’kemi jetuar.

Qëndroni ju lutem, të jeni e tashmja,
E brenda jush, ndizni flakë që flakëron
Te mos guxojnë t’ju shqetësojnë puthadorët,
As e ardhmja, as e shkuara, të mos guxojnë…

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT